Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vasili-Lu-së dhe Vlahutin: S’mund të silleni si pushtues, bekoni...

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vasili-Lu-së dhe Vlahutin: S’mund të silleni si pushtues, bekoni kapjen e drejtësisë nga kanabisi

103
0
Shares

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku PS miratoi e vetme pr/ligjin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm, ka reaguar ashpër kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Në Facebook, ai shprehet se votimi me shumicë të thjeshtë në kundërshtim të Kushtetutës tregon ‘kanabizimin e reformës në drejtësi’.

Ai ka një mesazh të fortë edhe për Donald Lu dhe Romana Vlahutin, që u reshtuan krah vendimit të mazhorancës gjatë paradites. Vasili i kujton diplomatëve të huaj se nuk kanë tagrin ta intepretojnë Kushtetutën siç duan e të sillen si pushtues, për të favorizuar kryeministrin e kanabisit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Kanabizohet reforma në drejtësi.

Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejne vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetutshmërisë dhe antiligjit, që demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antiligjit.

Reforma në Drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në kushtetutën e miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.

Çdo devijim nga kushtetuta rrënon Reformën në Drejtësi e kthen atë në një antireformë dhe provon qartë kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.

Shqipëria është republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër…..që kërkon te shkelet kushtetuta është si ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY