Pas 3 orësh debat opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve, PS miraton...

Pas 3 orësh debat opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve, PS miraton e vetme vendimim për Kryeprokurorin e ri

92
0
Shares

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej mëse një muaji, mazhoranca ka hedhur sot një hap të parë të njëanshëm në procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të vendit. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve përfundoi me miratimin e pr/vendimit të paraqitur nga deputeti Bledi Çuçi, për të nisur procedurat për zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm të Përgjithshëm vetëm me votat e mazhorancës.

Pas rreth 3 orësh deputetët e PD-së dhe LSI-së u larguan nga mbledhja duke akuzuar PS se në shkelje të Kushtetutës do të zgjedh një marionetë të vetën për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të fshirë disa nga dosjet e korrupsionitë të eksponentëve të saj politik. “Ne jemi me Kushtetutën, ju me ligjin. Këtu mabron”, tha deputeti i PD, Eduard Halimi në momentin e largimit nga salla të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY