FOTO/ Memaliaj, policia ndjek 2 persona që po fshihnin diçka në përrua,...

FOTO/ Memaliaj, policia ndjek 2 persona që po fshihnin diçka në përrua, zbulohet një arsenal armësh dhe kanabis

127
0
Shares

Policia e Shtetit ka zhvilluar në orët e para të ditës së sotme një operacionin e koduar “Zhapokika” në zonën e Memaliajt, ku është sekuestruar një arsenal armësh dhe një sasi e konsiderushme lënde narkotike.

“Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk i bëjmë me dije për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej uniformat blu bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre 4 armë zjarri dhe 5 kg kanabis.

“Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë. Gjithashtu,pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg. Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal”, nënvizohet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY