FOTO/ I doli emri te Facebook-u kryeministrit, ish-drejtori i Hipotekës merr post...

FOTO/ I doli emri te Facebook-u kryeministrit, ish-drejtori i Hipotekës merr post më të rëndësishëm. Ku i humbi Ramës lista e zezë?

168
0
Shares

Pjesë e listës së zezë të kryeministrit Rama, të cilën ai e publikoi kohë më parë në “Facebook” për të provuar se është i gatshëm të shkarkojë abuzuesit e mëdhënj të administratës, që janë denoncuar nga qytetarët, ishte edhe ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ani Dyrmishi.

Por ndryshe nga çpretendonte Rama, ky ish-drejtor nuk është fare i papunë, sepse qeveria e ka emëruar sërish drejtor tek Hekurudhat. Në këtë detyrë ai zëvendëson Ilir Dashin, i cili ishte përfaqësues i LSI. Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve, kur kryeministri Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnin dorëheqjen, por saga e pushimit nga puna nuk zgjati shumë.

Ky është rasti i dytë që një ish-zyrtar, pjesë e listës së zezë të kryeministrit, emërohet në një tjetër detyre të rëndësishme. Kështu ndodhi edhe me ish-drejtoreshën e spitalit të Vlorës, pjesë e listës së zezë, e cila mori detyrë të rëndësishme në Bashkinë e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY