VIDEO/ ‘Desh u mbyta mbrëmë’, në shtëpinë e 19-vjeçarit që u përlot...

VIDEO/ ‘Desh u mbyta mbrëmë’, në shtëpinë e 19-vjeçarit që u përlot para Xhafajt

79
0
Shares

Ky është momenti kur Leoren Tarko, 19­-vjeçari nga fshati Gjokaj i Vorës u përlot përpara ministrit Fatmir Xhafaj, teksa i tregonte për shtëpinë e mbuluar nga uji. Disa ditë më pas, Report Tv e gjeti Leorenin duke sistemuar ato pak gjëra të shpëtuara nga përmbytja.

I shqetësuar dhe në merak sesi do të përballet familja e tij edhe këtë dimër, Leoreni kujton edhe njëherë takimin dhe premtimet e bëra disa ditë më parë nga Ministri i Brendshëm. “Atëherë i thashë që ngjarja është ripërsëritur dhe që ministri të më ndihmojë pas gjithë kësaj emergjencë që është në të gjithë vendin më premtoi se do të më ndihmojë. Kam komunikuar me ministrin dhe ka sjellë një grup zyrtarësh për të parë dëmet në shtëpi dhe pritet reagimi i tyre”, shprehet Leoreni.

Përgjatë 10 viteve shtëpia e familjes Tarko është përmbytur 7 herë. Po sipas Lorenit këtë herë uji nuk kurseu asgjë duke shkatërruar gjithçka. “Shpërtheu dera dhe uji filloi të hynte brenda dhe unë nuk dola nga dera por dola dhe pashë nga dritarja dhe niveli ujit nga jashtë ishte afërsisht një metër, më pas tërhoqa mamin dhe e nxora jashtë nga dritarja.

Dëmet këtë herë kanë qenë të shumta ndryshe nga vitet e tjera, sivjet i ka rrafshuar të gjitha. Vit për vit ne ndërrojmë mobiliet, diçka të vjetër dhe çdo vit dikush nga ka ndihmuar, por këtë vit nuk kemi ku të mbështetemi. Më shumë më vjen keq për mundin e prindërve, të cilët janë lodhur për të ardhur deri këtu, ne jemi të ardhur dhe të mbytemi vit pas viti kjo nuk më vjen mirë, si djali më i madh i familjes që jam”, thotë 19­-vjeçari. /ReportTV/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY