VIDEO/ Pjesëtarë të FA dhe qindra banorë të bllokuar, Vjosa merr përpara...

VIDEO/ Pjesëtarë të FA dhe qindra banorë të bllokuar, Vjosa merr përpara urën e Darëzezës

82
0
Shares

Vjosa është kthyer në këtë fillim dhjetori në problemin më të madh për banorët e rrethinave të Fierit dhe Vlorës, pasi vërshimi i saj ka përpirë mijëra hektarë tokë e ka sjellë evakuuime banorësh. Prurjet e Vjosës gjatë mëngjesit të sotëm kanë përmbytur totalisht 2 fshatrat e Fierit, Darzezë dhe Povelcë, të Njësisë Administrative Dërmenas.

Mësohet se pak më parë prej presionit të ujit ka nisur të shembet edhe ura lidhëse me fshatin Darzezë, duke lënë të izoluar banorët dhe një pjesë të forcave ushtarake, që janë atje për t’u ardhur në ndihmë.

Pompat e hidrovoreve të Darzezës dhe Semanit janë duke punuar me kapacitet të plotë, por situata po përkeqësohet, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosa. Ndërsa sipas Fax Web pritet ndërhyrja e batalionit xhenio të Forcave të Armatosura për të ndërtuar një urë provizore për të siguruar lidhjen me fshatin Darëzezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY