Masakër përmbytjesh në Gjirokastër, shemben urat që lidhin 5 fshatra të Dropullit...

Masakër përmbytjesh në Gjirokastër, shemben urat që lidhin 5 fshatra të Dropullit me qytetin

125
0
Shares
Foto ilustruese

Përmbytjet vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Gjirokastër, ku raportohet se disa ura që lidhin 5 fshatra të Dropullit me qytetin janë shembur në orët pas mesnatës. Mësohet se bëhet fjalë për rreth 1500 banorë të bllokuar nga vërshimi i ujrave. Fshatrat Selo, Klihar dhe tre të tjerë po vuajnë aktualisht edhe mungesën e energjisë elektrike dhe atë të ujit të pijshëm. Ndërkohë që bëhet e ditur se këto fshatra kanë pësuar humbje të konsiderueshme në banesa, bagëti, bazë ushqimore dhe prodhime bujqësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY