FOTO LAJM/ Gju më gju me popullin – Rama e bën më...

FOTO LAJM/ Gju më gju me popullin – Rama e bën më së miri, fotografi gjithmonë gati

171
0
Shares

Shqipëria po përjeton një nga gjendjet më të rënda prej përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, por kryeministri Edi Rama duket se gjen kohën për të bërë fotot e duhura në vendin dhe kohën e duhur.

I gjendur sot në Berat, për të parë nga afër zonat e përmbytura në këtë qark dhe normalisht për të folur për investime e jo për ndihma për banorët, Rama ka vizituar ndër të tjera edhe spitalin rajonal. Kryeministri shoqërohej nga ministrat Blendi Klosi, Ogerta Manastirliu dhe deputetët socialistë të qarkut.

Gjatë inspektimit të disa zonave të prekura nga përmbytjet, Ramës i është dashur të kalojë mbi disa goma të vendosura nga banorët, për të shmangur pellgjet me ujë, por ajo çka bie në sy është qëndrimi gatitu i fotografit të tij. Fundja të gjithë e dimë tashmë se i pari i qeverisë ka kujdes të veçantë, për të mos thënë “të tepruar” për të paraqitur qëndrimin gju më gju me popullin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY