E padëgjuar më parë, Prokurores në Elbasan i humbin 3 dosje korrupsioni,...

E padëgjuar më parë, Prokurores në Elbasan i humbin 3 dosje korrupsioni, dyshohet se i ka marrë…

95
0
Shares

Policia e Elbasanit ka marrë një kallëzim të pazakontë, teksa prokurorja e këtij qarku ka denoncuar zhdukjen e tre dosjeve për korrupsion nga zyrat e organi të akuzës. Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë prokurorja me inicialet A.Xh. më datë 2 dhjetor 2017. Ndërkohë, sipas Policisë së Elbasanit dyshimet bien mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e A.Xh.
Njoftimi i policisë: “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit. Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY