Kamëz, përmbytet komisariati i Policisë, bllokohen nga uji 20 persona

Kamëz, përmbytet komisariati i Policisë, bllokohen nga uji 20 persona

274
0
Shares

Uji nuk ka kursyer edhe ambientet e komisariatit nr. 5, në Kamzë.
Ndërkohë të paktën 20 persona janë bllokuar në Kamëz si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Disa banesa gjithashtu rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE”. Shërbimi i zjarrfikëseve dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuimin e personave të bllokuar.
Moti i përkeqësuar ka sjellë përmbytje në disa zona në vend. Tre familje të tjera përveç atyre në një fshat të Vlorës janë evakuuar edhe në Tiranë. Bëhet fjalë për tre familje në fshatin Laknas, të cilat janë larguar menjëherë nga banesa me ndihmë të Emergjencave Civile.
Edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit ka rrugë të përmbytura dhe trafik të rënduar.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bollokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY