FOTO GALERI/ Aksident si në filma aksion në Vlorë, Benzi përfundon brenda...

FOTO GALERI/ Aksident si në filma aksion në Vlorë, Benzi përfundon brenda në dyqan

82
0
Shares

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Një makinë është përplasur në rrugën parlele me Lungomaren në zonën e Ujit të Ftohë dhe ka përfunduar brenda një dyqani. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shitësi i dyqanit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Benzi me drejtues Ervin Dedajn dhe targë AA070AH ka hyrë brenda një dyqani dhe ka plagosur nga Engjëll Bilalajn.
Njoftimi i policisë: Më datë 30.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”, ka ndodhur një aksident. Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit. Shtetasi E.B., ka shkuar në Spiatal për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake. Ka vetëm dëme materiale. Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj shtetasit E.D., sipas procedurave standarte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY