DYSHIMET/ Polici i plagosur kishte lidhje me grup kriminal!

DYSHIMET/ Polici i plagosur kishte lidhje me grup kriminal!

145
0
Shares

Efektivi i komisariati nr. 1., Ermal Bregu, i plagosur mbrëmjen e së martës në ambientet e një lokali pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, dyshohet se është i përfshirë në një aktivitet të jashtligjshëm me një nga grupet kriminale në kryeqytet.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur për ABC News se 33-vjeçari, ka ndihmuar një prej grupeve kriminale në Tiranë me informacine dhe lehtësira për lëvizjen e anëtarëve të bandës. Ndaj Bregut kishte pasur më herët edhe një tjetër incident. Efektivit të krimeve në komisariatin nr. 1, i kishin djegur automjetin luksoz rreth dy vite më parë.
Ngjarja e mbrëmshme, sipas burimeve nga hetimi, mund të lidhet edhe me të kaluarën e 33-vjeçarit. Më herët për Ermal Bregun, efektiv në komisaritin nr. 1 në Tiranë, ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga drejtoria e Standardeve në ministrinë e Brendshme. Por në përfundim nuk ka pasur asnjë masë ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY