Droga në Egje, grekët: Kanabisi është i rrjeteve kriminale të lidhura me...

Droga në Egje, grekët: Kanabisi është i rrjeteve kriminale të lidhura me Saimir Tahirin

74
0
Shares

Kapja e disa italianëve mes trafikantëve që çonin kanabis në Greqi, tregoi se destinacioni kryesor i kanabisit shqiptar mbetet Italia, por nuk hidhet poshtë as pista e shkëmbimit mall me mall në Turqi. Operacionin në Egje ku u ndalua gomonia e mbushur me 1.6 ton kanabis shqiptar, mediat greke e lidhën ditën e djeshme me Habilajt dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit. Por edhe autoritetet greke kanë dyshime për këtë bashkëpunim, pasi trafikantët janë po të njëjtët që trafikonin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë, madje janë të njëjtët që mbanin lidhje me njerëz të Saimir Tahirit, por që sot kanë ndryshuar itinerar. Të njëjtëin qëndrim ato kanë vijuar të ruajnë edhe gjatë ditës së sotme, ku flasin për emra “bosash të mëdhenj” shqiptarë të vendosur në Itali. “Ekathimerini” i referohet hetuesve të çështjes kur flet për lidhjet e trafikantëve që plagosën dy oficerë greke në ndjekjen e gomones me kanabis. “Autoritetet thanë se të dyshuarit kanë lidhje me rrjete të trafikut të drogës, që prokuroria shqiptare një muaj më parë i akuzoi për lidhje me ish Ministrin e Brendshëm. Për më tepër, një burim i tha Kathimerinit se të njëjtat rrjete të trafikut qëndrojnë pas dy tentativave- në Prill dhe Shtator- për të trafikuar sasi të mëdha të hashashit nga Shqipëria në Itali” shkruan media greke”, shrkuan media prestigjoze greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY