Ngjarje e çuditshme në Korçë, digjet banesa e pabanuar, por gjatë kontrollit...

Ngjarje e çuditshme në Korçë, digjet banesa e pabanuar, por gjatë kontrollit gjendet një kufomë

173
0
Shares

Një banesë e pabanuar është djegur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Lekas të Korçës. Por policia bën me dije se gjatë kontrollit të bërë sot në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar. Teksa grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes, banorët e zonës dyshojnë se viktima mund të ketë qenë një endacak, i cili vërtitej në zonë dhe konsumonte pije alkoolike. Policia ende është duke punuar për identifikimin e viktimës, por ekzistojnë dyshime të forta që hipoteza e banorëve të rezultojë e vërtetë, pasi shtëpia ka qenë e pabanuar dhe mendohet se endacaku mund të ketë hyrë në gjendje të dehur dhe të ketë ndezur zjarr, ç’ka ka sjellë edhe përfshirjen nga flakët të banesës.
Informacion paraprak:
Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY