Tiransi ia la makinën kunatit në Vlorë që t’ia ruante, mjeti merr...

Tiransi ia la makinën kunatit në Vlorë që t’ia ruante, mjeti merr flakë te “Uji i Ftohtë”

78
0
Shares

Policia e Vlorës bën me dijse një makinë është shkrumbuar nga flakët në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Mjeti tip ”Audi” është në pronësi të një shtetasi nga Tirana, por ia kishte lënë në ruajtje kunatit të tij 25 vjeçar që banon në Vlorë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë. Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY