Ambasadori amerikan në OSBE, fjala e ashpër pas rrëfimit të qetë të...

Ambasadori amerikan në OSBE, fjala e ashpër pas rrëfimit të qetë të Borchardt për situatën në Shqipëri

123
0
Shares

Ambasadori amerikan ne Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë, Harry Kamian ka ndarë mendim tjetër me ambasadorin e OSBE-në Tiranë  Bernd Borchardt, ndërsa ky i fundit raportoi dy ditë më parë për Shqipërinë në zyrat qendrore të organizatës në kryeqytetin austriak.

Fjala është për situatën e luftës kundër kanabisit dhe përfshirjen e qeverisë në trafik ky dy ambasadorët e kanë vizatuar në konstrast të fortë njëri me tjetrin trafikun e drogës në Shqipëri dhe akuzat për përfshirje të qeverisë.

Borchardt e ka parë cështjen e kanabisit në vend si një cështje debati ndërsa përgjatë fjalës së tij ka shënuar arritjet e qeverisë për ta luftuar atë. Fjala e tij që lidhej me kanabisin nuk ndryshon aspak nga fjalimet që mban Rama, bile ky i fundit shpesh ka një gjuhë të ashpër për kriminelët ndërkohë që ambasadori i OSBE ka kujdesin mos të shqetësoëj askënd. Ai thekson se opozita vazhdon të akuzojë qeverinë dhe policinë për përfshirje në trafik pa përmendur se tashmë nuk është më opozita por fakte dhe dokumenta nga prokuroria italiane.

“Kultivimi i kanabisit dhe krimi i organizuar kanë dominuar debatin publik. Autoritetet kapën  sasi të konsiderueshme të kanabisit në luftën kundër rrjeteve të trafikimit dhe deklaruan fitore në luftën kundër kultivimit. Marrëveshja e 18 majit përfshinte edhe një premtim për të forcuar luftën kundër kultivimit dhe tregtisë së drogës, dhe opozita mori pjesë në një task force kundër narkotikëve. Të dhënat e publikuara kohët e fundit nga policia italiane pas një kontrolli ajror tregojnë se lufta kundër plantacioneve të kanabisit ishte shumë e suksesshme në vitin 2017. Por opozita ka vazhduar të akuzojë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe policisë për lejimin e përhapjes dhe kultivimit të kanabisit për përfitime personale dhe si instrument për blerjen e votave. Hetimi i fundit i ish ministrit të Brendshëm dhe zyrtarëve të Policisë së Shtetit për trafikimin e drogës e ka ndezur më tej debatin. Një strategji shtesë dhe një plan veprimi për të luftuar strukturat e krimit të organizuar, ndër të tjera, edhe trafikimin e kanabisit u prezantua së fundmi tek publiku”, rrëfeu Borchardt.

Pjese nga fjala e ambasadorit Borchardt

Fill më pas e ka marrë fjalën përfaqësuesi amerikan në OSBE, ambasadori Harry Kamian i cili pasi ka përgëzuar zyrëne OSBE në Tiranë për disa nga projektet që lidhen me violencën, ekstremizmin dhe shoqërinë civile në Shqipëri por edhe planin antitrafik 2017-2020, i kujton ambsadorit Borchardt se edhe më shumë nevojitet të bëhet. Kamian ka theksuar se korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesa për prosperitetin e Shqipërisë, duke theksuar se ish ministri i Brendshëm, edhe deputet, është i implikuar në Itali për trafikun e drogës. Më tej ai ka theksuar edhe faktin se prokuroria në Tiranë po heton 3000 raste të punësimit dhe largimit nga puna përgjatë fushatës elektorale nga qeveria Rama.

“Ashtu si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t’u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri. Prokuroria e Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë apo largimit nga puna gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Ish-ministri i Brendshëm – i cili tani është edhe deputet – është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”, theksoi ambasadori amerikan në OSBE.

Faksimile e fjales se ambasadorit amerikan ne OSBE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY