EMRAT & FOTOT/ Ndryshon kreu i Hipotekës, kush iku dhe kush vjen

EMRAT & FOTOT/ Ndryshon kreu i Hipotekës, kush iku dhe kush vjen

293
0
Shares

Ajo që ishte paralajmëruar më herët, është zyrtarizuar sot. Kryregjistruesja e ZQRPP-së, Blerina Doracaj, është larguar nga kjo detyrë.
Me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në vend të Doracajt, është emëruar Elion Semanaj.

Kush është Drejtori i ri i Hipotekave?
I lindur në 1 mars, 1977, Elion Semanaj është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik, në Universitetin e Tiranës.
Ai ka një eksperiencë të gjatë pune si jurist. Elion Semanaj ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës.
Më tej karriera e tij ka vijuar në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, ku Semanaj ka kryer funksionin si avokat duke përfaqësuar dhe mbrojtur në gjyq persona fizikë dhe juridikë apo konsulenca liogjore në fushën penale, civile, tregtare administrative etj.
Më pas, nga shtatori i vitit 2013 ai ka qenë Zv/Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Semanaj kandidoi për kreun e KQZ në vitin 206, por më pas u tërhoq nga gara. Ndërsa në datën 15. 05. 2017, me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Semanaj u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sot pasdite, Elion Semaj u zgjodh nga kreu i Qeverisë, Edi Rama në postin e Kryeregjistruesit tw ZQRPP-së, pasi u zgjodh fitues në një konkurs të hapur për 26 vendet vakante në Hipotekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY