FOTO/ Nëna mbyt djalin 11-vjeçar me jastëk, e gjeti duke bërë seks me fqinjin

Ndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Sakarya të Turqisë, ku një 40-vjeçare ka mbytur me jastëk djalin e saj, i cili e kishte parë në krevat me nje burre qe ishte fqinji i tyre.
Zeynep K. shkoi vete në polici ku tha se kishte vdekur djali i saj 11-vjeçar.
“Djali im ka vdekur, është në shtëpi”, tha ajo në polici, denoncim pas të cilit forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, në distriktin Karasu.
I mituri Necmi Talha u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë. Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte mbytur me jastëk.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se pas dyshimeve mbi ngjarjen, e ëma e fëmijës u vu në pranga. Në dëshminë e saj të dytë, ajo pranoi krimin, ndërsa si shkak tha se ishte fakti që fëmija nuk kishte shkuar në shkollë. Ndryshimi i dëshmisë solli dyshime të tjera tek hetuesit, që mësuan se me gruan kishte qenë edhe fqinji i saj moshatar, K. Y., i cili po ashtu përfundoi në pranga. Ky arrestim bëri që gruaja të ndryshonte për herë të dytë dëshminë e saj dhe të pranonte se të birin 11-vjeçar e kishte mbytur me jastëk në bashkëpunim me fqinjin pasi mëngjesin e së mërkurës i kishte parë në krevat sëbashku. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një furi të madhe reagimesh në media dhe në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje