EMRAT & FOTO GALERI/ Tiranë, goditen dy grupe trafikantësh droge, ja çfarë...

EMRAT & FOTO GALERI/ Tiranë, goditen dy grupe trafikantësh droge, ja çfarë bllokoi Policia

132
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar sot në flagrancë shtetasit:
• Elia Shahu, 21 vjeç, banues në Tiranë
• Fatjon Ormani, 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit “Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi:
• Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.
• 1 armë gjahu teke
• 4 fishekë model 56,
• Mjeti tip “Ford”
• 1 telefon tip “Iphone 5”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY