Miratohet fondi, regjistrimi shqiptarëve në diasporë nis nga data 1 janar

Miratohet fondi, regjistrimi shqiptarëve në diasporë nis nga data 1 janar

90
0
Shares

Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka miratuar së fundmi një fond të përvitshëm prej 35 milionë lekësh, që do të përdoret për të bërë regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve. Zbatimi i këtij programi, që parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020 do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm ambasadat shqiptare. “Ndryshim tjetër është buxheti shtesë për regjistrimin e shtetasve jashtë shtetit. Duke pasur këtë fond ne mund të çojmë menjëherë për miratim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është gati, i hartuar nga grupi i punës dhe mund të fillojmë në vitin 2018 me procesin e regjistrimit. Ky proces është shumë i rëndësishëm”, thuhet në raport. Draftbuxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2018 u miratua nga Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme me votat e mazhorancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY