DETAJE/ Zbulohen lidhjet e Saimir Tahirit, me zyrtarët e lartë të Policisë...

DETAJE/ Zbulohen lidhjet e Saimir Tahirit, me zyrtarët e lartë të Policisë që pritet të arrestohen

143
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në TV “Ora News”, tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje farefisnore me drejtuesit e policisë që pritet të arrestohen.
“Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë. Për çështjen e Dakos, ku sërish shfaqet prokurori Martini, në dijeninë time ka më shumë se 6 muaj”, tha gazetari Basir Çollaku.
Duke folur për kreun e Bashkisë së Durrësit, ai tha se prej të paktën 6 muaj prokurori Martini ka pasur të dhëna.
“Gjendja në të cilën ndodhen aktet e dosjes, janë të mjaftueshme që prokuroria të kishte marrë një masë ndaj Dakos. Ka ngjarje akoma më të vjetra të cilat Prokuroria ka dijeni, por i ka lënë në sirtar të pahapura”, u shpreh Çollaku.

Basir Çollaku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY