DETAJE/ Durrës, maskat lidhin këmbë e duar çiftin e moshuar dhe iu...

DETAJE/ Durrës, maskat lidhin këmbë e duar çiftin e moshuar dhe iu grabisin kursimet

125
0
Shares

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një banesë në fshatin Shkallnur rreth orës 03.00 të mëngjesit për të grabitur.
Autorët kanë dhunuar dhe kanë lidhur me litar dy bashkëshortët e moshuar M. E., 77 vjeç dhe SH. E., 69 vjeçe dhe më pas kanë marrë një sasi parash, rreth 1 milion lekë të vjetra.
Autorët janë larguar pa mbërritur policia e cila ka shoqëruar disa persona. Ndërsa 2 të moshuarit kanë përfunduar në spital. Aktualisht vetëm 77-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY