FOTO GALERI/ Ja fotot e fundit të avokatit Besnik Muço para zhdukjes

FOTO GALERI/ Ja fotot e fundit të avokatit Besnik Muço para zhdukjes

144
0
Shares

Mediat italiane prej disa ditësh po flasin për një kufomë të gjetur ne brigjet e Leçes, që dyshohet se është e avokatit shqiptar Besnik Muço, i cili rezulton i zhdukur prej mëse dy javësh. Shqiptarja.com ndërkohë ka publikuar dy foto të fundit të avokatit para zhdukjes. Muço shihet në njërën nga fotografitë teksa qëndron pranë një vajze të vogël në një zonë bregdetare, kur ka qenë me pushime në Shqipëri. Ndërsa në fotografinë tjetër ai ndodhet në praninë e të gjithë familjes, gruas, vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk shfaqen për arsye privatësie, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, çka mendohet se është edhe fotografia e fundit në të cilën shfaqet Muço përpara zhdukjes së tij të mistershme. Besnik Muço ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY