FOTO & DETAJE/ Himarë, gjendet një bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së...

FOTO & DETAJE/ Himarë, gjendet një bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së Dytë Botërore

67
0
Shares

Policia e Himarës, ka njoftuar se ka gjetur një bombë aviacioni shpërthyese në fshatin Piqeras në Himarë, ku më pas ka bërë edhe shpërthimin e kontrolluar.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras (jo në zonë të banuar), por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak (bombë aviacioni), kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Njoftimi i plotë i Policisë

U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes , Qendra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së Dytë Botërore, me përmasat : 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit).
Policia falënderon shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak, njoftoi Strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY