Hajdutët e “sjellshëm” në Himarë: Nuk morëm gjë në shtëpi, donim vetëm...

Hajdutët e “sjellshëm” në Himarë: Nuk morëm gjë në shtëpi, donim vetëm gomonen…

68
0
Shares

Ditën e enjte në fshatin ljaz të Himarës ka rënë pre e grabitësve shtëpia e një arsimtareje. Hajdutët kanë marrë vetëm një gomone që ndodhej brenda oborrit të vilës, por nuk kanë nguruar t’u lënë një mesazh të zotëve të shtëpisë. “Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”, kanë shkruar grabitësit në parmakun e shtëpisë. ‘BË’ mëson se gomonia e vjedhur ka pasur dy motorra, një 115 dhe një 8.8 ndihmës. Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme të banesës dhe pasi e kanë bastisur atë, janë larguar nga shtëpia me mjetin ujor. Banesa ka qenë në pronësi të arsimtares Loreta Baxhaku dhe bashkëshortit të saj. Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i arsimtares kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën të hapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY