Aksidentohen rëndë punëtorët e HEC-it të Fierzës, Policia: 1 i vdekur dhe...

Aksidentohen rëndë punëtorët e HEC-it të Fierzës, Policia: 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

289
0
Shares

Dita e sotme në Tropojë ka nisur me një aksident tepër të rëndë. Furgoni me të cilin udhëtonin punonjësit e HEC-it të Fierzës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Dem Oruç. Ndërkohë nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur sipas policisë edhe 8 persona të tjerë që ndodheshin brenda mjetit.
“Më datë 17.11.2017, në fshatin Dushaj, në zonën B, është përplasur furgoni HEC-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D me “Benz” dhe me drejtues mjeti shtetasi O.A banues në Pukë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P, A.I, M.Ç, M.D, B.M, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY