Thyerja e zemrës ka të njëjtin efekt si ataku kardiak

Thyerja e zemrës ka të njëjtin efekt si ataku kardiak

173
0
Shares

Emocionet intensive mund të shkaktojnë një gjendje të papritur të zemrës, të njëjtë me atakun kardiak.
Takotsubo quhet sindroma e zemrës së thyer që ndikon te shumë njerëz dhe shkaktohet nga ngjarje traumatike të jetës si humbja e një personi.
Sipas një studimi, gjatë një sulmi emocional, muskujt e zemrës dobësohen deri në atë pikë sa nuk e lejojnë që të funksionojë normalisht. Më përpara mendohej se dëmi i shkaktuar ishte i përkohshëm, por shkencëtarët e Universitetit Aberdeen kanë zbuluar se janë të përhershme, njësoj si ataku në zemër.
“Takotsubo është një sëmundje shkatërrimtare që mund të godasë edhe njerëzit e shëndetshëm. Dikur menduam se efektet e kësaj sëmundjeje kërcënuese për jetën ishin të përkohshme, tani mund të prekin jetën e njerëzve përgjithmonë”, tha profesori Jeremy Person për “The Independent”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY