Makina me kanabis zihet në pritë nga policia e Dibrës, 2 të...

Makina me kanabis zihet në pritë nga policia e Dibrës, 2 të arrestuar

70
0
Shares

Në një operacion policor të ditës së djeshme, Policia e Dibrës në aksin rural Zall Dardhë – Muhurr, ka zënë në pritë një makine, pasi kishte marrë informacion se disa persona kryesnin transport bimësh narkotike. Operacioni i Policisë kishte emrin e urës ku u zhvillua operacioni, “Ura e Muhurrit”; aty është bërë ndalimi i automjetit ‘Suzuki’, me drejtues shtetasin A. C. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 2 thasë me 20 kilogramë kanabis.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

A. C, 47 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

E. L, 22 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Po ashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi : R. C, 29 vjeç, banues në Tiranë. Veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 283, 25 dhe 242 të Kodit Penal. Policia u sekuestroi celularët si dhe automjetin me të cilin lëviznin. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme për veprat penale të lartëpërmendura.

Dibër, Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "Ura e Muhurrit".Goditet një tjetër rast i "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".Sekuestrohen 20 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis SativaArrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme kanë goditur një tjetër rast. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall-Dardhë – Muhurr, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme të policisë në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, është bërë ndalimi i automjetit ‘Suzuki’, me drejtues shtetasin A. C. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë Cannabis Sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit : A. C, 47 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.E. L, 22 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.U shpall në kërkim policor shtetasi :R. C, 29 vjeç, banues në Tiranë. Veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 283, 25 dhe 242 të Kodit Penal.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilin lëviznin.Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme për veprat penale të lartëpërmendura.

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY