FOTO/ Kamëz, bashkia nis pastrimin e kolektorit të Valiasit, të lënë në...

FOTO/ Kamëz, bashkia nis pastrimin e kolektorit të Valiasit, të lënë në harresë prej 28 vitesh

129
0
Shares

Kryebashkiaku Xhelal Mziu inspekton punimet për pastrimin e kolektorit kryesor në Valias 1.2 km i gjatë si dhe do të ndërhyhet edhe në kolektorët e tjerë. Kolektori i Valiasit në Kamëz i lënë në harresë prej 28 vitesh tashmë ka nisur të pastrohet nga Bashkia Kamëz. Edhe pse qeveria formalisht i ka kaluar kompetencat e Bashkisë Kamëz, ajo nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme financiare apo në mjete. Çudia më e madhe është se edhe pse qeveria mori 61 ekskavatorë dhe i shpërndau pushtetit lokal, Bashkisë Kamëz nuk i ofroi asnjë!. Ky është një diskriminim që Rama dhe sejmenët e tij në qeveri i bëjnë kësaj bashkie dhe këtij komuniteti!. Megjithatë, Bashkia Kamëz fal ndihmës së firmave në zonë ka mundur të sigurojë eskavatorë dhe të nis punën për pastrimin e të gjithë kolektorëve tashmë që shirat janë në prag duke i ardhur në ndihmë komunitetit. Një punë e shkëlqyer po bëhet këto ditë për thellimin, pastrimin dhe sistemimin e kolektorëve kryesorë në territorin e Bashkisë Kamëz. Kjo ka bërë që të ndihet një impakt mjaft i rëndësishëm jo vetëm për fenomenin e përmbytjes, por edhe të ambientit. Në kryerjen e punimeve ka qenë i pranishëm dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili vlerësoi pa asnjë mëdyshje rezultatin tashmë të pritshëm për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet e mundshme për të kryer vepra të tilla në ndihmë të komunitetit. Pas 28 vitesh është realizuar një kryevepër e tillë, falë këmbënguljes së z. Mziu për të rritur kapacitetet e shërbimit në infrastrukturë, por edhe në mbrojtjen e kësaj infrastrukture në ndërhyrje të menjëhershme në kolektorët ku derdhen sasi të mëdha ujrash. Është punuar në një distancë prej 1.2 km gjatësi dhe me parametrat e ndërtimit fillestar të kolektorit për të përcjellë drejt lumit të Tiranës në territorin e Valiasit të gjitha mbledhjet e ujërave sipërfaqësore dhe ato nëntokësore drejt destinacionit të fundit. Puna e filluar do të vazhdojë deri në arritjen e pastrimit përfundimtar dhe do të ketë një vëmendje të vazhdueshme për të ruajtur të njëjtin standard të punimeve me fazën e parë. Ky, pa dyshim, do të jetë një investim me punime me mjete të rënda që do të ndikojë thellësisht edhe në përmirësimin e mjedisit jo vetëm të zonës ku kryhen punimet, por edhe të zonave përreth. Kryebashkiaku Mziu gjatë inspektimit të këtyre punimeve vuri theksin se të tilla punë do të jenë të planifikuara në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY