TEK E DIELA/“Ardit Gjebrea” që mashtroi për 2 mijë euro në emër...

TEK E DIELA/“Ardit Gjebrea” që mashtroi për 2 mijë euro në emër të Ardit Gjebresë

226
0
Shares

Një grua ka rrëfyer tek e “E diela shqiptare” se si u mashtrua nga një djalë nga Fieri duke i zhvatur para. Zonja Bujana tregoi për publikun se ajo kishte paguar disa para nga vendi ku qëndronte përmes një agjencie transfertash një person duke menduar se po komunikonte me stafin e Ardit Gjebresë.

Fillimisht ajo kishte kërkuar të ishte në emision ndërkohë që kishte rënë pre e një mashtrimi. Ai që mbahej si pjesëtar i stafit të Gjebresë i kishte kërkuar asaj para për rastin e një vajze të sëmurë. Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar t’ja dërgonte këtë shumë parash.

Profili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh. Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin por justifikimet e tij nuk kishin fund.

Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhet Ramadan Metushi.

Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar.

Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu: “Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emisision dhe kështu verpova. E di që gabova”

Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY