Humb jetën këngëtari i njohur i muzikës popullore

Humb jetën këngëtari i njohur i muzikës popullore

323
0
Shares

Ka nderruar jetë si pasojë e infarkti në orët e para të mëngjesit të së dieles, këngëtari i mirenjohur i treves së Malësisë së Madhe, Arben Delaj. 48 vjeçari u godit nga sulmi në zemer, që i mori jetën në mënyrë të papritur, pak minuta pasi kishte dale nga banesa e tij në Bajzë të Kastratit.

I lindur në këtë zonë në 5 shtator 1969, Delaj do të spikastet që në moshë te re për talentin e tij artistik dhe zërin e radhë. Angazhimet do t’i kishte të shpejta, ashtu si edhe rritjen artistike. Pasi kreu studimet në akademinë e arteve për kanto, duke dalluar mes zërave më të mirë të muzikës tradicionale, ai vendos të rikthehet në vendlindje, ku do të japë një kontribut te çmuar për pasurimin e këngeve folklorike, e jo vetëm.

Pjesmarrës në shumë festivale të Gjirokastër me grupin folkorik të Malësisë së Madhe, i vlerësuar me çmime rajonale e kombëtare, ai gjithashtu do të vijonte më pas të kontribuonte edhe për talentet e reja. Me marrjen e detyres si përgjegjes i qendres kulturore të fëmijëve, ai organizoi një sërë veprimtarish. Delaj në të njëjtën kohë për disa vite me radhë ishte bashkëorganizator i Sofrës Bajziane, e më pas asaj të Malësisë. Koleget dhe miqte e tij të afërt nuk kanë vonuar të shprehin ngushellimet e para për këtë humbje te madhe, e të papritur, por që lë pas një krijimtari të pasur e një emer të nderuar jo vetëm në treven e Malësisë e qarkun e Shkodres, por në të gjithe vendet ku zeri i tij përformoi.syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY