Prokuroria kërkesë Gjykatës: Arrest me burg gjyqtarit Shkëlqim Miri

Prokuroria kërkesë Gjykatës: Arrest me burg gjyqtarit Shkëlqim Miri

226
0
Shares

Prokuroria ka depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për arrest me burg ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri.
Seanca për masën e sigurisë pritet të zhvillohet paraditen e të dielës. Gjyqtari Miri akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv. Nga një kontroll i policisë me urdhër të Prokurorisë mbrëmjen e kaluar, gjyqtarit iu gjetën në banesë 34 milionë lekë të reja.
Gjyqtari ishte në hetim prej një kohe të gjatë pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet 20 mijë euro për ndryshimin e akuzës nga vrasje në plagosje të rëndë ndaj të akuzuarit për dy vrasje në Burrel në vitin 1997, Gentjan Doda. Ky i fundit u ekstradua nga SHBA në vitin 2012. Vetë Miri ka thënë se paratë një pjesë ishin të tij, ndërsa pjesa tjetër i takonte një miku të tij. Do jetë KLD më pas nëse gjyqtari do të pezullohet apo jo nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY