FOTO GALERI/ Policia në Patos gjen 41 kg kanabis në dhomën e...

FOTO GALERI/ Policia në Patos gjen 41 kg kanabis në dhomën e gjumit, arreston dy të rinj

116
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative kanë finalizuar operacionin antidrogë të koduar “DUKAS”, ku u sekuestruam 41.3 kg kanabis sativa dhe u arrestuan në flagrancë dy persona.
Të arrestuarit janë Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY