FOTO/ Aksidenti me vdekje tek Brryli, ambulanca vonohet 1 orë

FOTO/ Aksidenti me vdekje tek Brryli, ambulanca vonohet 1 orë

555
0
Shares

Një aksident i rëndë një automjet ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, ku një autobot me targë AA426PL, me drejtues shtetasin G.K., 44 vjeç, ka aksidentuar për vdekje drejtuesin e biçikletës, shtetasin me iniciale P.H., rreth 60 vjeç. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Ndërkohë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se trupi i pajetë ka qëndruar në vendin e përplasjes, ndërsa ambulanca ka ardhur 1 orë pasi ka ndodhur aksidenti i rëndë. Sipas qytetarëve aksidenti ishte i rëndë dhe kamioni e kishte futur personin poshtë rrotave të para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY