Ish ministri Demiraj “dekonspiron” telefonatën e Tahirit

Ish ministri Demiraj “dekonspiron” telefonatën e Tahirit

700
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka treguar sonte rreth një telefonate që komplikon edhe më shumë situatëne ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Demirajt, ish-ministri Saimir Tahiri ka telefonuar Drejtorin e Policisë në Elbasan,  Altin Qato, të cilit i ka kërkuar të hiqte patentat e tij nga makina e Orest Sotës.

“Tahiri ka telefonuar Qaton për të hequr patentat… Na kanë thënë se kemi gjetur ca para të shpërndara në makinë që tregon se ka pasur një sasi shumë të madhe se sa ajo qe është gjetur. Ketë e kam te konfirmuar nga 10 veta të cilët me shumë siklet i kemi takuar e na kanë dhënë informacion se i heqin menjëherë nga puna. Nuk supozoj unë, telefonata ka ndodhur dhe drejtori i qarkut të Elbasanit i ka thënë nuk jam këtu nuk jam atje se ka qenë aty me njerëz vërdallë, pra zoti Altin Qato”, ishte deklarata e Demirajt.

Mund të merren tabulatet e Prokurorisë për ti verifikuar, nëse janë të vërteta apo jo, ka deklaruar demiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY