PROMOVIMI/ Erald Kapri nxjerr “Sekretet e Luftës”

PROMOVIMI/ Erald Kapri nxjerr “Sekretet e Luftës”

465
0
Shares

Erald Kapri, pedagogu dhe studiuesi i historisë, ka publikuar sot librin “Sekretet e Luftës”, një botim voluminoz që tregon Shqipërinë tjetër në dokumentet britanike.
“Sekretet e Luftës” është një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën Enver Hoxha, Mit’hat Frashëri në atë periudhë. Këto informacione vijnë përmes dokumenteve autentike të kryeministrit Çurçill, Ministrisë së Luftës, shërbimeve sekrete dhe dëshmive të shkruara e fotografive të agjentëve dhe ushtarakëve britanikë që luftuan në Shqipëri gjatë periudhës 1943 – 1944.
Në promovimin librit sot, morën pjesë kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-Presidenti Bujar Nishani , Princi Leka, deputetë, historianë e miq të studiuesit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY