FORCA E LIGJIT/ Blendi Fevziu: Reforma do funksionojë, emra të panjohur të...

FORCA E LIGJIT/ Blendi Fevziu: Reforma do funksionojë, emra të panjohur të sistemit të drejtësisë do të godasin ‘peshqit e mëdhenj’

163
0
Shares

Nga emisioni “360 Gradë” i gazetarit Artur Zheji, moderatori i njohur Blendi Fevziu ka komentuar operacionin “Forca e Ligjit” që do asistohet nga ndërkombëtarët e do të godasë krimin e lidhur me politikën. Fevziu u shpreh besimplotë për zbatimin e reformës në drejtësi, duke dhënë shembuj nga Maqedonia dhe Rumania. Sipas Fevziut “peshqit e mëdhenj” do të goditen nga personazhe të panjohur të sistemit të drejtësisë që do të trajnohen nga amerikanët e që nuk kanë kontakte miqësore me klasën politike apo grupet kriminale. “Këtu ka shumë veta që e dinë kur në Rumani u kalua ajo që quhet një lloj reforme për të goditur, për të ndëshkuar. Pjesa më e madhe e politikës thoshte çfarë do ndodhë, do kalojmë një ligj fundi-fundit, ku do e gjejnë këta, ne prokurorinë dhe gjykatësit i njohim. E njëjta histori ishte edhe në Maqedoni. Çfarë ndodhi? Edhe në Maqedoni, edhe në Rumani kanë gjetur prokurorë që askujt si kishin rënë në sy, femra. I gjetën pikërisht amerikanët, i trajnuan amerikanët. Njerëz që nuk kishin as kontakte miqësore, nuk u gjeje dot as fillin. Kështu që kjo historia s’ka se këta kemi këtu, të jesh i sigurt që do dalin personazhe krejtësisht të panjohur për ne që do fillojnë ta zbatojnë”, deklaroi Fevziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY