Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

325
0
Shares

Është shuar në moshën 92-vjeçare mëngjesin e djeshëm shkrimtari Kasem Trebeshina.
Sot u bë përcjellja e tij në banesën e fundit.
Ditët e tij të fundit Trebeshina i kaloi nw Ankara, Turqi, ku edhe mbylli sytw.
mes harresës, punës krijuese dhe plot 11 veprave ende të pabotuara. Mosnjohja dhe mosbotimi e kishin shoqëruar gjithë jetën.
Kasem Trebeshina lindi më 8 gusht në 1926 në Berat. Ai ndërpreu mësimet në Normalen e Elbasanit për t’ju bashkuar luftës nacional-çlirimtare.
Kasem Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare.
Filloi studimet në Leningrad, por nuk i përfundoi dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i brendshëm e shndërruan atë në një shkrimtar të harruar.
Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.

Lista e veprave

Kruja e çliruar, 1953
Artani dhe Min’ja, 1961
Stina e Stinëve, 1991
Legjenda e asaj që iku, 1992
Qezari niset për luftë, 1993
Koha tani, vendi këtu, 1992
Rruga e Golgotës, 1993
Mekami, melodi turke, 1994
Lirika dhe satira, 1994
Historia e atyre që s’janë, 1994
Ëndrra dhe hije, 1996
Hijet e shekujve”, 1996
Nata para apokalipsit, 1998
Ku bie Iliria, 2000
Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
Më përtej kohërave, 2004
Drama, 2006
Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
Tregtari i skeleteve, 2006
Këngë për Kosovën, 2007
Shtigjet e shekujve, 2007
Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY