FOTO/ Italia dhuratë ushtrisë shqiptare 5 mijë pushkë, prodhim i 27 viteve...

FOTO/ Italia dhuratë ushtrisë shqiptare 5 mijë pushkë, prodhim i 27 viteve më parë

796
0
Shares

Qeveria italiane do ti falë ushtrisë shqiptare 5 000 pushkë, sulmuese, tip Beretta AR 70/90.
Qeveria italiane ka filluar procesin për të transferuar falas në Shqipëri këtë lloj armatimi të prodhuar nga Beretta në vitin 1990 dhe që konsiderohet si “i vjetruar” për forcat e armatosura italiane.
Që nga viti 2010 ushtria italiane është duke zëvendësuar këtë lloj armatimi me pushkë të tipi ARX-160. Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes aneksuar dekretit, ky armatim i falet Shqipërisë, “me qëllim për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve”.
Së bashku me pushkë Beretta AR 70/90, Italia synon ti falë ushtrisë shqiptare edhe dy automjete tip Lince. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY