INTEGRIMI NË BE/ Vlahutin: Qeveria të përmbushë kriteret

INTEGRIMI NË BE/ Vlahutin: Qeveria të përmbushë kriteret

79
0
Shares

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin me rastin e ditëve të këshillimeve publike me palët e interesuara për raportin e progresit 2018, ka folur për mediat duke i kujtuar qeverisë përmbushjen e kritereve kyç për anëtarësimin në BE. Për përmbushjen e këtyre qëllimeve sipas Vlahutin duhet një angazhim serioz e sistematik edhe nga shoqëria civile, që do të mbështetet nga BE.
“Secili shtet anëtar i BE duhet të trajtohet me kushtet e paracaktuara dhe kriteret që duhen plotësuar në vijimësi. Është një punë që do përkushtim dhe besimin e palëve. Shtetet që aspirojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektorët që kanë detyrim të raportojnë në hartimin e raport-progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive ku e rëndësishme është bashkëpunimi mes vendeve dhe këtu janë dy sfida, por me anë të bashkëpunimit rezultatet do jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri tani, por edhe hapat që do ndiqen për anëtarësimin e Shqipërisë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga Shqipëria për të ecur përpara drejt BE”, u shpreh Vlahutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY