Kryemadhi: Projekti i Ramës për narko-shtet është i pashpresë

Kryemadhi: Projekti i Ramës për narko-shtet është i pashpresë

73
0
Shares

Kryetarja e LSI në një deklaratë për shtyp të ditës së sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë në mbrojtje kriminelët. Për Kryemadhin askush nuk ka më fuqinë për të marrë në mbrojtje kryeministrin e krimit, i cili sipas saj ka investuar për lobim narko-ndërkombëtarësh. “Edi Rama është i papërgjegjshmi që kërkon të marrë peng të ardhmen e një kombi. Vullneti ynë është refuzimi i një qeverie dhe një kryeministri që burgos të varfrit që s’kanë para të paguajnë kafshatën e mjerimit. Reforma në drejtësi tani ka rënë. Kryeministri i krimit të organizuar po delegjitimon institucionet demokratike. Rama nuk është zgjidhja, por burimi i problemit. S’ka kohë për të humbur. Rama po i hap plagë të thella shoqërisë”, u shpreh Kryemadhi. Ajo theksoi se LSI është e gatshme për të luftuar qeverinë e krimit. Ndër të tjera Kryemadhi theksoi se Reforma në Drejtësi ka rënë, pas përpjekjeve të kryeministrit për ta vendosur nën kontrollin e tij.

NGA FJALA E KRYEMADHIT

Dua të falënderoj të gjithë delegatët e LSI si të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë mbështetjen që Konventa i dha Grupit parlamentar dhe Kryesisë së LSI në luftën kundër bandave dhe krimit të organizuar, kundër oligarkëvë të kazanit të Rilindjes me superkoncesionet e tyre kriminale, kundër atij segmenti drejtues të Policisë së Shtetit të vendosur nën thundrën e Rilindjes që Edi Rama u bëri thirrje hapur të hedhin kapelet dhe të mbledhin votat për Rilindjen, për miliardat e kanabisit dhe drogës dhe të tjera që u hodhën pafund në blerjen e votës dhe jo vetëm në blerjen e votës, por edhe në blerjen e atyre votuesve që ishin anti-Rilindje. Çmontimi i këtyre katër shtyllave është misioni ynë dhe shpëtimi i demokracisë dhe shtetit ligjor. Nuk do të lejojmë realizimin e projektit të vërtetë të Rilindjes për një Shqipëri narkoshtet. Edi Rama nuk është zgjidhja e problemit, por ai ëhstë vetëm burimi i këtij problemi dhe peng i krimit të organizuar. Ishte Edi Rama që futi në parlament dhe në zgjedhjet bashkiake, persona dhe individë me precedentë penalë.”

Konferencë për shtyp @Levizja Socialiste për Integrim

Konferencë për shtyp @Levizja Socialiste për Integrim

Publié par Monika Kryemadhi sur lundi 6 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY