DETAJE/ Çfarë kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda nga Prokuroria e Elbasanit...

DETAJE/ Çfarë kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda nga Prokuroria e Elbasanit për dosjen e Orest Sotës dhe çfarë zbulohet për personin e dytë në makinë

175
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon dosjen e Orest Sotës Prokurorisë së Elbasanit, për tia bashkëngjitur dosjes “Tahiri”.
Një fakt të tillë e zbuloi gazetarja Anila Hoxha, gjatë emisionit “Top Story” të Sokol ballës, në Top Channel.
Sipas gazetares po verifikohet edhe një banesë Orest Sotës në “Kodrën e Diellit”, ku besohet se banonte vetë Oresti, zonë ku banon edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë, mësohen disa detaje të tjera për sa i përket personit të dytë që ka qenë me Orest Sotën në makinë, por që policia e fsheh.
Sipas gazetares Anila Hoxha, mësohet se personi tjetër ka qenë ulur në pjesën e pasme të makinës, ku edhe u gjet shuma prej mbi 800 mijë euro.
Për sa i përket shumës së bllokuar të eurove, mësohet se ato ishin të prerjes 50 dhe 100 euro dhe se kur u gjetën e bllokuan nga policia e Elbasanit, ishin të pasistemuara. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY