CIA: Shqiptarët po bëhen obezë, ja renditja

CIA: Shqiptarët po bëhen obezë, ja renditja

174
0
Shares

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike. Pas një rënieje në Shqipëri deri në vitin 2014, ai është rritur sërish ndjeshëm dy vitet e fundit, duke paralajmëruar shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti. Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA Eorld Fact Book, prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74, nga 180 vende ku ka të dhëna të vlefshme. Në vitin 2008, obeziteti në Shqipëri ishte 21.3%. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%. Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%. Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik. Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja. /Monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY