Librazhd, 6 të lënduar në aksidentin e rëndë automobilistik

Librazhd, 6 të lënduar në aksidentin e rëndë automobilistik

86
0
Shares

Në aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur në aksin rrugor pranë fshatit Mirakë të Librazhdit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë tip Volksëagen. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa duhet theksuar se disa prej tyre mbetën për disa minuta të bllokuar. Mësohet se autobusi drejtohej nga 61 vjeçari me iniciale S.P.. Katër pasagjerë të autobusit janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Janë lënduar:
F.F. 52 vjeçe
V.A. 31 vjeçe
E.A. 11 vjeçe
J.M 6 vjeçe
Të lënduarit, banues në Hotolisht janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e mjetit, 20 vjeçarja A.K. dhe pasagjeri 21 vjeçar B.P., janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY