RAPORTI/ Monitorimi ajror: 2016 vit rekord, u asgjësuan 753 468 rrënjë kanabis

RAPORTI/ Monitorimi ajror: 2016 vit rekord, u asgjësuan 753 468 rrënjë kanabis

87
0
Shares

Mbyllet monitorimi ajror kundër kanabisit.
Monitorimi ka vijuar nga 15 maji deri më 15 shtator 2017.
Stefano Skrepanti, shef i repartit të 3 të Guardia di Financave publikon të dhënat e raportit.
Bëhet fjalë për 129 orë fluturime dhe, 53 misione ajrore.
Viti rekord i zbulimit të plantacioneve ka qenë 2016, ku janë zbuluar 2086 plantacione në total 753 468 rrënjë të asgjesuara.
Ndërsa në 2017 janë zbuluar 88 platacione me një total mbi 4 mijë bimë kanabis.
“Duke iu referuar rezultateve më të prekshme që nga 2012 deri më sot është rritur në mënyrë shumë të dukshme numri i misioneve të fluturimit duke kaluar nga 25 në 2013 në 53 misione ajrore me mbulim financier italiane.
Në 2013 në fillimin e fushatës së fluturimeve ajrore gjatë 25 misioneve ajrore u identifikuan 304 plantacione të kanabisit për një total prej 14 772 rrënjësh narkotike që më pas janë asgjesuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat nuk përfshijnë Lazaratin
Në 2014 në kuadër6të 39 misioneve ajrore u identifikuan 815 plantacione kanabisi për një total prej 46 605 rrënjësh kanabis të cilat më pas u asgjesuan. Edhe në këtë rast nuk përfshihen të dhënat në Lazarat.
Në 2015 gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 1368 plantacione në total prej 242 945 rrënjë kanabis të cilat u asgjësuan.
Në 2016, vit rekord u identifikuan 2086 plantacione në total 753 468 rrënjë të asgjesuara.
53 misione ajrore në mbulim me një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar, duke identifikuar 88 plantacione për një total 4844 rrënjë të asgjesuara. Ndërsa që nga mesi i shtatori deri në 8 tetor 2017 janë zhvilluar edhe 5 misione të tjera të cilat kanë cuar në zbulimin e 2 plantacineve të tjera dhe asgjësimin e 473 rrënjësh kanabis”, u shpreh Stefano Skrepanti, shef i repartit të 3 të Guardia di Financave.
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY