FOTO/ZBULOHEN PATENTAT ME EMRIN E TAHIRIT

FOTO/ZBULOHEN PATENTAT ME EMRIN E TAHIRIT

450
0
Shares

Fill pas denoncimit nga kreu i PD Basha se nje person ishte ndaluar nga policia por ishte fshehur prej saj, jane zbuluar fotot e të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri dhe qe jane gjetur Orest Sotes.

Basha deklaroi se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro.

Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton e publikuar janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.

 

ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY