ZGJEDHJET/ Sa kushtoi 25 qershori? – PS më “dorëshpuara”, PD më “e...

ZGJEDHJET/ Sa kushtoi 25 qershori? – PS më “dorëshpuara”, PD më “e varfra”

106
0
Shares

Nga ajo çka vetë partitë politike kanë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fushata elektorale procesin e 25 qershorit ka kushtuar plot 250 milion lekw. Partia Socialiste është ajo që ka shpenzuar më shumë rreth 100 milionë lekë, pas saj renditet LSI me 88 milion lekë, dhe Partia Demokratike me 58 milion lekë. Ajo çka bie në sy është se pas buxhetit të shtetit të ardhurat kryesore partitë politike i garantojnë nga persona fizik.
Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit kanë shpenzuar në fushatë rreth në fushatë rreth 250 milion lekë.
Në raportet financiare të publikuara nga Komisioni Qendror i Gjendjeve rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike, plotë 100 milionë lekë.
Në të dhënat e detajuara vihet re se pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me reklamat në media, shpenzimet për mitingje dhe materialet promocionale.
Nga tabela financiare, Partia Socialiste rezulton të ketë të ardhura rreth 98.8 milion lekë, prej të cilave, 56 milion lekë të ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik, 28 milion lekë fonde publike dhe 9 milion lekë donacione nga persona fizik.
Për sa i përket shpenzimeve, e dyta në listë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, me 88 milionë lekë të hedhura për fushatë.
Sipas të dhënave rezulton se kjo forcë politike të ardhura për fushatën zgjedhore të vitit 2017, ka grumbulluar rreth 75 milion lekë prej të cilave 23 milion lekë të ardhura nga fondet publike, rreth 37 milion lekë donacione nga persona fizik dhe juridik, dhe 13 milion lekë te ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik.
E treta në listë për sa i përket shumës së shpenzuar në fushatë renditet Partia Demokratike me rreth 58 milionë lekë të reja, nga rreth 88 milion lekë që ka në total të ardhura.
Ashtu sikurse LSI dhe PS, pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhen me reklama në mediat, qira për zyra elektorale, apo shpenzimet për mitingje e tubime dhe materialet promocionale.
Ndërkaq nga deklarimi i tyre në KQZ, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike.
Në formularin e dorëzuar nga partia e Ben Blushit LIBRA, rezulton se forca se ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY