Zbardhet raporti mjeko-ligjor: Ja nga se vdiq Adela

Zbardhet raporti mjeko-ligjor: Ja nga se vdiq Adela

848
0
Shares

Një atak kardiak, i shkaktuar nga ndonjë sëmundje apo problem shëndetësor që nuk ishte diagnostikuar, dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së papritur të gazetares Adela Xhamani.
Mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares, nuk kanë hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Nga ana tjetër, nuk është konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes. Burime nga Mjekësia Ligjore thanë dje se Adela mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundje për të cilin ajo nuk kishte dijeni.
Ky është konkluzioni paraprak i Mjekësisë Ligjore, në pritje të përgjigjes së analizave biologjike që do të përdoren për hartimin e raportit përfundimtar që do të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes së saj, shkruan Panorama. Burimet thanë se janë marrë për analizë pjesë të disa organeve jetësore, por që në ekzaminimin paraprak është përjashtuar mundësia e epilepsisë.
“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetsore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, thanë dje burime nga Mjekësia Ligjore.
Një ekip i përbërë nga ekspertët më të mirë të Mjekësisë Ligjore po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Për të përcaktuar shkakun e vërtetë të atakut kardiak janë marrë pjesë të zemrës, pankreasit dhe organeve të tjera jetësore.
Përgjigjet e analizave toksikologjike dalin për 2 deri në 3 javë, ndërsa paraprakisht është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune.
“Nuk i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, nuk ka pasur injeksione të ndryshme në trup dhe gjithashtu nuk ka pasur shenja të përdorimit të alkoolit para se të ndërronte jetë”, thanë të njëjtat burime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY