DETAJE/ Tahiri takim me Habilajt në ministrinë e Brendshme?! – Prokuroria sekuestron...

DETAJE/ Tahiri takim me Habilajt në ministrinë e Brendshme?! – Prokuroria sekuestron librin e hyrje-daljeve

397
0
Shares

Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.
Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shtysë nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.
Prokurorët e krimeve të Rënda ngrenë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY