Spartak Ngjela tallet me Ramen: Po imiton Mao Ce Dunin

Spartak Ngjela tallet me Ramen: Po imiton Mao Ce Dunin

271
0
Shares

Ish-miku i ngushte ie Edi rames, avokati i njohur Spartak Ngjela ka shtuar dozen e kritikave ndaj Edi Rames fill pas skandalit te ish ministrti te tij te Brendshem. Ngjala ka postuar edhe sot ne Facebook duke konstatuar tashme nje prirje te re te Kryeministrit, ate te imitimit te Mao Ce Dunit, kreut komunist te Kines deri ne vitin 1974.

Statusi i Spartak Ngjelës:

Të gjithë liderët jo perëndimorë kanë menduar se janë unikalë dhe po drejtojnë botën.
Për këtë kanë nxjerrë edhe nga një figurë sumbolike që ta kuptojë populli i tyre.
Kështu ka ndodhur edhe me fshatin oriental të kryeministrave shqiptarë.
Kulmin e shohim sot te timoni i kryeministrit shqiptar. Kujton ky vërtet se ka timon.
Po i pari me timon në fakt ka qenë Mao Ceduni që u quajt Timonieri i Madh.
Më parë atij partia i bëri një këngë që u titullua: “lundrimi në det varet nga timonieri”.
Është mirë t’i bëjnë ish komunistët edhe këtij tonit një këngë për timonin që ka, se tani na paska vënë dhe një yll të kuq në xhaketë.
Po mos harroni dhe diçka, se duhet ta dini: edhe atletet i pari Maoja i veshi në Revolucionin Kulturor në vitin 1967. Dhe me to veshi të gjithë kinezët.
Dhe a e dini pse e shpërtheu këtë revolucion Maoja? Sepse e rrëzoi byroja politike për të vendosur kryetar partie Presidentin e Kinës, Liu Shao Ci. Maoja e rrëzoi me revolucion dhe e vrau.
E pra, edhe ky pafillja i socialistëve siç duket ndihet i pasigurt dhe prandaj po iu kujton timonin.
Tani ka vënë edhe yllin e kuq në xhaketë.
Të shohim, do të na shkojë deri në oqean edhe ky, apo do mbetet këtu në Shqipëri me këtë që ka thënë.
Pse, çfarë ka thënë.
Ka muaj që po na thotë se “suksesi në qeverisjen e Shqipërisë varet nga Timonieri”.
Po mirë xhanëm, timonin ku e mësoi ky?
Prisni ta dëgjoni bashkë me këngën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY